Transmetuar më 16-05-2018, 12:11

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. I plagosuri është 30-vjeçari Eraldo Danaj.

Ai u qëllua me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”.

Danaj u dërgua në spitalin e Vlorës, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që pritet të merret edhe dëshmia e të plagosurit. /a.y/noa.al