Transmetuar më 16-05-2018, 10:43

Një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje është vënë në prangat e policisë së Fierit.

I arrestuari është Fabio Myrtaj, 37 vjeç, banues në Patos, i vënë në pranga këtë të martë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në 30 mars ka vendosur masën e sigurimit “Arrest ne burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në 17 shkurt, në lagjen “8 Shkurti” Fier, Fabio Myrtaj për motive të dobëta ka plagosur me thikë, shtetasin P.Xh., banues në Mallakastër.

Qysh nga momenti i plagosjes ai ishte në arrati, për t’u arrestuar vetëm ditën e djeshme. /a.y/noa.al