Transmetuar më 16-05-2018, 10:39

Partia Demokratike ka shfrytëzuar mbledhjet e komisioneve parlamentare për të mbajtur "të ndezur" çështjen “Xhafaj”.

Edhe sot deputetët e kësaj force kanë vijuar me të njëjtën strategji në komisione duke folur vetëm për këtë çështje dhe duke i’u shmangur rendit të ditës.

Në mbledhjen e zhvilluar nga nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut, ku diskutohej mbi zbatimin e Konventës së OKB-së “Për mbrojtjen e të gjithë personave nga zhdukjet me force”, deputeti Alibeaj deklaroi se “ministri është zhdukur”.

“Nuk ka vend më të mirë se sa sot për të diskutuar një çështje kaq të rëndësishme, Nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut, për të diskutuar çështjen më të rëndësishme “Xhafaj”. Çështja është për të gjetur personat e zhdukur? Cili është personi që është zhdukur, personi që nuk bëzanë, ministri i Brendshëm i këtij vendi është i zhdukur, shpresoj që deri në 11 ta keni gjetur këtë person.

Çfarë po diskutojmë ne sot? Ne duhet të diskutojmë se si na ndodh që ne kemi nga një anë një ministër të zhdukur, e nga ana tjetër kemi një shtetas tjetër vëllai i tij, shëtit i lirë e bën karshillëk, këtij Parlamenti, qytetarëve. Kjo është çështja që duhet të diskutojmë”, tha deputeti Alibeaj./a.m./noa.al/