Transmetuar më 16-05-2018, 09:31

Çështja në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla do të shqyrtohet ditën e sotme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Llalla do të përfaqësohet në seancë nga avokati Sokol Azizaj, ku do të shqyrtohet kërkesa e Komisionerit Publik, që ish-kryeprokurori ti nënshtrohet procesit të vettingut.

Kryesues i trupit gjykues do të jetë Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Kjo seancë vjen në kuadër të vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku për ish-kryeprokurorin Llalla u vendos ndërprerja e procesit të vettingut, sipas vendimit të datës 16 shkurt 2018.

Gjithçka pasi Llalla u largua nga sistemi i drejtësisë dhe më këtë argument KPK vendosi ndërprerjen e procesit. /a.y/noa.al