Transmetuar më 16-05-2018, 09:19

Në moshën 5-vjeçare nuk mund të thuhet se mungon kurajo dhe gjakftohtësia, por një fëmijë francez në Glos-la-Ferriere, ka arritur të shpëtojë të atin, i cili ra në koma diabetike.

Vogëlushi e gjeti të atin të shtrirë në krevat dhe i frikësuar telefonoi ndihmën e shpejtë numrin 17.

“Më duket se babi ka vdekur. I dalin flluska nga goja”, tha i mituri, duke ndihmuar në gjetjen e adresës.

Prindërit i kishte të ndarë dhe atë ditë, djali ndodhej i vetëm me të atin në shtëpi.

Por duke mos ditur dot adresën e saktë të shtëpisë tha emrin e zonës dhe disa detaje që mbante mend, duke bërë që ambulanca të vinte në kohë, shkruan noa.al.

“E ndjemë që kishte shumë tension dhe ishte shumë i ndjeshëm për atë që po i ndodhtë të atit. Por ishte shumë i saktë në udhëzimet e tij”, tha koloneli i xhandarmërisë Pierre Baillargeat.

Pas shpëtimit të të atit nga ndihma e shpejtë, vogëlushi iu dorëzua të ëmës. /a.y/noa.al