Transmetuar më 16-05-2018, 08:16

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se paraditen e sotme në orën 11.00 gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, do të flasë për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ministri është vënë nën akuzë dhe kërkohet dorëheqja e tij, për shkak të audio-përgjimit, ku pretendohet se vëllai i tij bën trafik droge.

Por ish-deputeti socialist Alfred Peza ka zbuluar mbrëmjen e kësaj të mërkure vendimin e Kryeministrit.

Duke folur në emisionin “Opinion” ai tha se nuk ka dorëheqje të Fatmir Xhafaj.

“Do të ketë rikonfirmim të mbështetjes nga Kryeministri”, deklaroi Peza. /a.y/noa.al

Opozita e akuzon për vëllain, Taulant Balla takohet me ministrin Xhafaj