Transmetuar më 16-05-2018, 07:40

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se kush e ka bërë audio-përgjimin, ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agroni, shfaqet në një bisedë për trafik droge.

I ftuar këtë të martë në ‘Studio e Hapur’, Berisha konfirmoi se zëri në audio-përgjim është zëri i Agron Xhafës.

I pyetur për origjinën e audio-përgjimit, tha se nuk mund të nxirret burimi.

“Ai është Agron Xhafa i regjistruar me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të inkriminuar e ka koshiencën ai, se ai e meritonte 100 herë atë regjistrim, tregon se emërimi i Fatmir Xhafës ministër kishte vetëm një qëllim, trashëgiminë e kodit të drogës nga Saimir Tahiri te Fatzi droga. Nuk ka provë më të madhe se ky audio-përgjim”, deklaroi Berisha.

I ngacmuar për të thënë burimin e regjistrimit, ish-Kryeministri tha se “Burimi nuk nxirret, opozita s’ka forca për të mbrojtur dhe nuk mund të lozim me jetë njerëzish”. /a.y/noa.al