Transmetuar më 15-05-2018, 20:55

Nga Mentor Kikia

Banorët në Orikum protestuan të dielën kundër mungesës së investimeve.

Asnjë investim për rrugët, mjedist e qytetit, infrastrukturën mjedisore, madje as llampat e djegura nuk janë ndërruar.

Sepse edhe për të blerë një llampë duhet të jepen fondet nga Bashkia e Vlorës.

Asnjë kapak pusete nuk ndërrohet dot sepse, sërish, duhet ti japë fondet Bashkia e Vlorës.

Pas ndarjes së re administravitive, qytetet e vegjël u “aneksuan” nga bashkitë e mëdha.

Po ashtu, edhe shumë njësi administrative, që kanë qenë qytete, apo zona tursitike.

U “aneksuan” njësi që janë të largëta gjeografikisht nga bashkia dhe me nevoja urgjente në sezone të caktuara, si në verë apo dimër.

Si Shkodra psh, që administron edhe Velipojën, edhe Dukagjinin.

Kam udhëtuar në dhjetra e dhjetra njësi të tilla gjatë dy viteve të fundit, në kuadër të projektit “Advokimi dhe nxitja e qytetarëve për të kërkuar realizimin e premtimeve elektorale”, mbështetur nga “Lëviz Albania”.

I kemi mbeshtetur banoret, i kemi nxitur te reagojne, te nenshkruajne peticione, edhe te protestojne kur nuk gjejne zgjidhje per problemet qe kane.

Kam takuar shumë banorë edhe në Orikum, me qytetare te thjeshte dhe sipermarres ne fushen e turizmit.

Te gjithe kane te njejtin shqetesim: Jane jashte vemendjes se bashkise.

Protesta e tyre ishte vijim i nje aksioni reagimi qytetar.

Nuk eshte fare politik por reagim i njerezve qe nuk jane dakord me ate qe po ben bashkia.

Mund të them me plot bindjen se kryetarët e bashkive, qeverisin vetëm brenda qëndrave urbane të bashkive, pa menduar se duhen drejtuar njësoj edhe qytetet e tjera apo fshatrat. Këto njësi, paguajnë taksat njësoj, por nuk përfitojnë asgjë.

Nëpër rrugët e fshatrave, të shtruara shkel e shko, nuk hidhet më asnjë lopatë zhavrorr, ndërsa mbetjet nuk mblidhen fare.

Administratorët janë ca nëpunës të emëruar nga kryetari që skanë asnjë kompetencë e asnjë kacidhe për ti zëvendësuar qoftë edhe një xham që thyhet në shkollë.

Ligji për qeverisjen vendore duhet riparë.

Orikumi e dëshmon fort këtë problem të madh të qeverisjes, pas ndarjes së re administrative.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al