Transmetuar më 15-05-2018, 19:19

Një bashkëpilot kinez është duke marrë veten në spital, pasi mbeti i varur nga dritarja e kabinës së avionit me gjysmën e trupit të tij.

Në momentin e ngjarjes, mjeti fluturues ishte në një lartësi prej rreth 9753 metra.

Xu Ruichen, 27 vjeç, u shpëtua nga rripi i tij i sigurimit pasi xhami para tij u plasarit dhe ra nga avioni i Sichuan Airlines, që mbante 119 pasagjerë, tha kapiteni i fluturimit në mediat kineze.

Pavarësisht nga fakti se temperatura e kabinës arriti në minus 40 gradë Celsius, kapiteni Liu Chuanjian uli në mënyrë të sigurt "Airbus A319" në jug-perëndim të Kinës, dje në mëngjes. /k.k/noa.al/