Transmetuar më 15-05-2018, 14:50

Gjykata ka ndryshuar sot masën e sigurisë në ngarkim të nënkryetarit të bashkisë së Lezhës, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.

Enver Hafizi, u akuzua për tjetërsim të pronave në Shëngjin, ku pjesë e hetimeve ka qenë edhe kryertari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Për këtë të fundit, gjykata vendosi pak ditë më parë ndryshimin e masës së sigurisë duke e lënë të lirë.

Kryetari dhe nënkryetari akuzohen për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin. /k.k/noa.al/