Transmetuar më 15-05-2018, 14:32

Autoritetet greke kanë arrestuar sot një shtetas nga Shqipëria. Ai u kap me një sasi droge, të llojit kanabis.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar, i cili u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai u ndalua në afërsi të Kozanit, dhe nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë.

I riu ishte duke udhëtuar me një automjet, ku pas kontrolleve iu gjet dhe sekuestrua sasia prej 30.7 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte e paketuar në dy çanta udhëtimi. /k.k/noa.al/