Transmetuar më 15-05-2018, 12:07

Andres Iniesta ka njoftuar largimin nga Barcelona në fund të sezonit. Ai ka deklaruar se do të shkojë në kampionatin kinez apo atë japonez për të mbyllur karrierën.

Por duket se Iniesta nuk e ka zgjedhur ende destinacionin e radhës. Ai është në negociata intensive me klube kineze dhe japoneze.

Mesfushori spanjoll nuk është i bindur se në cilin kampionat do të shkojë.

“Duhet ta marrë një vendim i cili është njëri prej më të rëndësishmëve që do ta marr. Ekzistojnë dy skenarë: Kina dhe Japonia. Duhet të balancojmë gjithçka dhe të vendosim se cila është gjëja më e mirë”, ka thënë Iniesta për “Onda Cero”./a.m./noa.al/