Transmetuar më 15-05-2018, 11:00

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të njihet zyrtarisht sot me vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda e cila caktoi ndaj tij ditën e shtunë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se Tahiri është paraqitur në gjykatë për të qenë vetë i pranishëm në seancën gjyqësore.

Avokati i tij Maks Haxhia ka deklaruar më herët se do të kërkohet rrëzimi i kësaj mase.

Ndërkohë, Prokuroria ka paralajmëruar se do të apelojë vendimin pasi ka kërkuar dhënien e masës “arrest me burg”./a.m./noa.al/