Transmetuar më 15-05-2018, 10:34
Një aksident i rëndë është shënuar në Tropojë, ku një fadromë ka aksidentuar një person.
I dyshuar për aksidentin është Flamur Alla, 45 vjeç, banues në Elbasan, fadromist i firmës së ndërtimit “Gener-2”.
Arrestimi i tij u bë pasi, pasditen e kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë, duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 49-vjeçari ka humbur jetën.
Alla u arrestua nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
Foto ilustruese