Transmetuar më 15-05-2018, 08:40

Fituesit e Lotarisë Amerikane do të shpallen ditën e sotme dhe më konkretisht gjatë pasdites.

Siç ka njoftuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fituesit do të shpallen në orën 18.00, të pasdites së kësaj të marte.

“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë. Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Kontrolli i Statusit të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten dhe anëtarët e tyre të familjes.

Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve. /a.y/noa.al