Transmetuar më 14-05-2018, 19:39

Kur na ndajnë më pak se 1 muaj nga nisja e botërorit të futbollit "Rusi 2018", kombëtaret pjesëmarrëse kanë nisur të publikojnë listat me lojtarët e grumbulluar.

Një ndër kombëtaret favorite për të marrë trofeun është Argjentina e Lionel Mesit.

Trajneri Sampaoli ka patur vështirësi në përzgjedhje, ndërsa sot ka zbuluar listën paraprake me 35 futbollistë, të cilën e ka bërë publike në faqen zyrtare në Tëitter.

Emra të padiskutueshëm si Messi, Higuain, Aguero, Perotti dhe Lautaro Martinez janë pjesë e listës.

Ndërsa nuk mungojnë edhe ata të diskutuarit si Mauro Ikardi dhe Paulo Dybala./m.sh/noa.al/