Transmetuar më 14-05-2018, 14:43

Një i ri është qëlluar për vdekje në mes të rrugës, pasi tentoi të rrëmbejë një fëmijë shkolle, në shoqërinë e prindërit.

Pamjet janë filmuar në Sao Paolo dhe tregojnë momentin dramatik kur një grua qëlloi me armë ndaj personit që tentoi rrëmbimin.

Më vonë u mësua se gruaja ishte një police, por në momentin e ngjarjes nuk ishte në detyrë.

Sastre u nderua si heroinë për aktin e saj të trimërisë dhe u nderua në një ceremoni nga Guvernatori i Sao Paulo, Marcio França, ditën e dielë.

Edhe pse 21-vjeçari vidq në spital në të njëjtën ditë, policja është lavdëruar për veprimin e saj.

"Me kurajon dhe saktësinë e saj ajo shpëtoi nënat dhe fëmijët në derën e shkollë", shkruan në Tëitter Guvernatori França.

Sulmi i tmerrshëm ndodhi ndërsa Sastre ishte duke pritur që portat e shkollës të hapeshin. /k.k/noa.al/