Transmetuar më 14-05-2018, 13:53

Anne Beck nuk i kishte kushtuar rëndësi asaj vazoje të vjetër që mbante në garazh të cilën e kishte trashëguar nga gjyshi i saj, i cili ishte restaurator.

83-vjeçarja angleze ndihej në siklet ta tregonte vazon e cila ishte thyer, të cilin e mbante në garazh prej 11 vitesh.

Por javën e kaluar ajo e mori me vete dhe e çoi në një dyqan bamirësie, për ta nxjerr në ankand. Aty ajo përball me surprizën që nuk e prishte.

Vazoja, u publikua në sajtin Eastbourne Auctions, në East Sussex, me një vlerësim nga 90 deri në 120 sterlina.

Por oferta erdhi gjithnjë e në rritje, deri sa arriti vlerën e 70 mijë sterlinave. Vazoja u ble nga një kinez me banim në Gjermani, ku me gjithë taksat e paguara, shkoi në 87 mijë sterlina, shkruan noa.al.

Vazoja rezultoi se i përkiste shekullit të 18-të dhe ishte krijuar nga një sipërmarrës kinez. Kur zbuloi gjithë këto fakte, Anne mbeti pa fjalë. /a.y/noa.al