Transmetuar më 14-05-2018, 12:49

Përdhunim gjatë një reality show. Eksperienca e tmerrshme i qëlloi Candide Renard, vajzës së trajnerit aktual të Marokut, Hervé Renard.

21-vjeçarja po merrte pjesë në Francë, në sezonin e fundit të ‘Koh-Lanta’, format i ngjashëm me “Survivor” dhe “Ishullin e të famshmëve”.

Vajza, siç shkruajnë mediat franceze, bëri denoncim në polici, duke thënë se ishte përdhunuar nga një konkurrent tjetër gjatë transmetimit.

Menjëherë pas kësaj programi u ndërpre, ndërsa e reja e cila për të marrë pjesë në reality show, ishte transferuar në ishujt Fiji, u rikthye sërish në Francë, shkruan noa.al.

I njëjti reality show u ndërpre edhe në vitin 2013, pas vdekjes së një konkurrenti, si pasojë e një arresti kardiak. /a.y/noa.al