Transmetuar më 14-05-2018, 12:03

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në një shkollë në Florida, në Shtetet e Bashkuara ku një prind është filmuar duke dhunuar rëndë vajzën e tij 14-vjeçare.

Protagonist i dhunës ishte Raymond Rosario, i cili është punonjës policie.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën kur ai godet me shpulla dhe tërheq prej flokësh në mënyrë brutale vajzën minorene.

Ajo që është më e rëndë është fakti se askush nuk ndërhyn për të ndaluar babain e dhunshëm. Dy persona janë aty pranë që vijojnë punën e tyre të pashqetësuara nga ulërimat e minorenes.

Lidhur me ngjarjen është hapur një hetim. Paraprakisht është raportuar se babai dhunoi vajzën pasi kishte ofenduar mësuesin./a.m./noa.al/