Transmetuar më 14-05-2018, 07:43

Çifti i njohur Ledion Liço dhe Sara Hoxha, bashkë me djalin e tyre London këtë fillim maji, bënë disa ditë pushimesh përrallore.

Në një det të kristaltë dhe me një pamje relaksuese, familja e vogël duket se e ka shijuar maksimalisht këtë periudhë.

Ledioni ka publikuar në Instagram një fotografi ku Sara shihet me bikini në pjesën e poshtme, ndërsa mban djalin në krahë dhe ai ndodhet pranë tyre.

Jo vetëm kaq, por ai ka bërë dedikimin më të bukur që do donte të dëgjonte çdo femër.

“London është djali më me fat në botë që të ka ty si mami! Asgjë nuk ka kuptim pa ty”, shkruan Ledioni, në dedikimin për partneren e tij.

Sara dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016. /a.y/noa.al