Transmetuar më 13-05-2018, 23:10

Kantautori Elton Deda ka shprehur kritikat e tij ndaj festivalit Europian të këngës ku e konsideron si mediokër dhe të ndikuar nga politika.

Ai ka përcjellë një mesazh falenderues për përfaqësuesin e Shqipërisë Eugent Bushpepa, përformancën e të cilit e vlerëson mjaft lart.

“Genti, je super artist. Nderove veten dhe sakrificat e tua qe nuk ti ka falur askush por i ke fituar vete me rrylin e fytit. Nga Eurovizioni do kthehesh me nje eksperience me te madhe, dicka qe do te te sherbeje ne karriere”, shkruan Deda në një postim në rrjetet sociale.

Ai ka vijuar më tej duke thënë:

“Profesionistet te votuan dhe per pak nuk ishe ne 5-çe, por nuk mund te kesh zhgenjim pasi vetem nje budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lepirjeve dhe servilizmave te “mesazheve glorioze” te ketij aktiviteti medioker. Une personalisht e kam shijuar kengen ne Festival dhe e shijova plotesisht edhe ne skenen fantastike te Lisbones.

Mbaje koken lart sepse ( te pakten per mua), ishe vokalisti me i mire i Eurovizionit dhe djali modest qe kushedi se ç’heq te bashkejetoje me madheshtine e rocknrollit brenda teje. Per mua eshte mision i kryer dhe me sukses”.

Elton Deda në postimin e tij ka dhënë një falënderim edhe stafin e RTSH-së që i ka ndenjur afër në Lisbonë dhe i kanë dhënë zemër.

“Dua shume ti pershendes edhe Kolin, Kleartin, Rezin dhe gjithe stafin e RTSH-se qe te ka ndenjur afer ne Lisbone dhe te kane dhene zemer. Ne veçanti, dua tu them urimet me te mira, Denisit, Gertit, Gretes, Erioles te cilet kompletonin me profesionalizem dhe qetesi, garancine absolute te performances se kenges. Vazhdo te na kenaqesh. Miku qe te do te miren ( jo si te Vani me letra poshte deres)”, shkruan Deda./a.k/noa.al/