Transmetuar më 13-05-2018, 18:52

Nga Artan Fuga

Sipas një ankete të bërë nga një studim kolektiv nga departamenti i gazetarisë dhe i komunikimit në Universitetin e Tiranës.

Gjithsesi të bën të mendosh:

A janë reklamat që duhen?

A janë në kohën e duhur të transmetimit?

A janë bindëse?

A ndikojnë reklamat te një popullsi që ka fuqi të ulët blerëse?

A janë reklama për produkte që njeriu shqiptar ka nevojë për më shumë informacion për të blerë?

A është televizioni mjeti më i mirë për të reklamuar sot?

A bëjnë korporatat llogaritë sesa u sjellin të ardhura shpenzimet e bëra për reklama?

A mos reklamohen mallra që popullsia nuk ka fuqi t’i blejë?

A luan reklama për produktet e korporatave rolin e një barriere që pengon njohjen dhe promovimin e produkteve të bizneseve të mesme dhe të vogla shqiptare?

A mos është shumë i lartë cmimi i transmetimit të një reklame televizive?

Pse nuk ka mundësi reklamimi pothuajse falas ose me çmime krejt të subvencionuara në radiotelevizionin publik?

A mos janë çmimet e larta?

A mos mallrat e reklamuara i përkasin një kulture të huaj që popullsia nuk e ndjek?

A mos televizionet reklamojnë produkte dhe shërbime për një shtresë të privilegjuar dhe jo për konsumin masiv?

A mos ndodh sepse bizneset që paraqesin në treg produkte dhe shërbime për masën e konsumatorëve nuk kanë mundësi të reklamojnë sepse orët e transmetimit televiziv zihen nga korporatat e mëdha?

A mos duke reklamuar vetëm produkte për shtresat e privilegjuara, reklama ka synim të cojë lekun te plotësimi i disa nevojave në kurriz të nevojave të tjera në fakt shumë prioritare?

Pa fund pyetje.

Ka përgjigje ka. Kërkojini në studimet që bëhen dhe do t’i gjeni!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al