Transmetuar më 13-05-2018, 17:19

Humbja e një njeriu të dashur është një moment mjaft i vështirë në jetën e gjithsecilit. Por mjekët kanë zbuluar se në këto periudha, njerëzit rrezikohen të humbasin jetën para kohe nga dhimbja, që njihet edhe si “sindroma e zemrës së thyer”.

Referuar një studimi të kryer së fundi nga “Universiteti Rice” në Teksas, u zbulua se personat që humbasin partneren apo partnerin kanë 40 % shanse më shumë të humbasin jetën në gjashtë muajt pasues.

Gjithçka vjen pasi në këto momente të vështira ndryshon ritmi i rrahjeve të zemrës dhe shfaqet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare.

Në studim morën pjesë 32 persona që kishin humbur partnerët. Atyre iu analizua gjaku dhe rrahjet e zemrës, procese në të cilat u konstatuan probleme./a.m./noa.al/