Transmetuar më 13-05-2018, 15:42

Aktori Ndriçim Xhepa është shtruar me urgjencë në spital pas disa komplikacioneve shëndetësore.

Raportohet se ai i është nënshtruar sërish një ndëryrjeje kirurgjikale. Xhepa është shtruar në një spital privat në Tiranë ku ka kryer edhe ndëryrjen.

Nuk dihet ende se për çfarë operacioni bëhet fjalë. Kujtojmë se në Tetor të vitit 2017 ai iu nënshtrua një tjetër ndëryrjeje kirurgjikale, aso kohe në mushkëri.

Qeveria dha një vit më pare një fond prej 5 milionë lekësh të reja për operacionin e Xhepës në Gjermani./a.m./noa.al/