Transmetuar më 13-05-2018, 08:43

Ata janë që të dy me origjinë nga Fieri dhe festivali europian i muzikës, Eurovision, i bëri bashkë. Por këngëtari Ermal Meta, i cili në Eurovision përfaqësoi Italinë, befason me atë që thotë për Eleni Foureirën, e cila përfaqësoi Qipron.

Pak para finales së kësaj të shtune, Ermali është pyetur për Elenin nga gazetarët, ku nuk e ka fshehur pëlqimin për të.

“Bisedova me Elenin, ajo është këngëtare shumë e mirë dhe shumë seksi. Po zjarr. Oh Zot, po”, tha Ermali.

Festivali europian i muzikës Eurovision 2018, u fitua nga Izraeli, me këngëtaren Netta e cila triumfoi me këngën “Toy”.

Në vendin e dytë në finalen e së shtunës mbrëma, u rendit Eleni Foureira.

Ndërkohë shqiptari tjetër Ermal Meta, i cili bashkë me Fabrizio Moron përfaqësonin Italinë, zunë vendin e tretë.

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësonte Shqipërinë, u rendit i 11-ti. /a.y/noa.al