Transmetuar më 13-05-2018, 08:07

Në janar të këtij viti pushtoi mediat lajmi se Eneda Tarifa është ndarë nga bashkëshorti i saj pas 18 vitesh, lajm i cili deri më sot nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo.

Këngëtarja ka preferuar të mos flasë për këtë pjesë dhe tani e tutje ta ruajë jetën privatë sa më shumë të tillë.

Por e ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, Eneda pranoi ndarjen nga i shoqi Erion Zaloshnja, gjatë pyetjes nga Kejvina.

“Cila nga ju mendon se është më e mira në shtrat?”, i pyeti Kejvina artistet e ftuara, Irma Libohovën, Rovena Dilon, Eneda Tarifën dhe Besa Kokëdhimën. 

Mes tyre filluan të qeshurat, kur për një moment Irma u hodh dhe tha: “Ne s’kemi burra”.

Eneda reagoi duke qeshur e duke pranuar kështu ndarjen.