Transmetuar më 12-05-2018, 21:13

Ky është momenti i frikshëm kur një edukatore urdhëroi nxënësit e saj për t’i gjuajtur me gurë shokut të tyre, në formë ndëshkimi pasi ai nuk u bind që të ulej.

Pamjet, të cilat janë filmuar më 26 prill, janë shpërndarë në internet dhe kanë shqetësuar prindërit e fëmijëve 4-vjeçarë, që kërkuan të ndërmerren masa ndaj edukatores.

Në video mund të dëgjohet vogëlushi që qan nga dhimbjet, ndërsa fëmijët e tjerë e godasin atë.

Rasti ka ngjallur edhe reagimin e mediave, që e komentuan negativisht metodën e edukatores dhe formën se si "po i jepte mësim nxënësit".

Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /k.k/noa.al/