Transmetuar më 12-05-2018, 14:01

Nga Jorida Tabaku

Për muaj me radhë monedha euro është zhvlerësuar duke vendosur në pozita të vështira bizneset që bëjnë tregti dhe importojnë produkte për t’i shitur në tregun vendas.

Qeveria pretendon se zhvlerësimi, pra rënia, e euros në vend vjen si pasojë e përmisimit të zhvillimeve ekonomike në vend, megjithëse të dhënat reflektojnë se përmisimet ekonomike nuk janë aq të mëdha sa të zhvlerësojnë euron në të tilla përmasa.

Niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të pista që vijne nga trafiku i drogës. Janë këto para që i bëjnë dëm biznesit të ndershëm, zhvlerësojnë euron në mënyrë fiktive dhe njëkohësisht rreshtojnë Shqipërinë mes vendeve me njollë në raportet e DASH dhe Europol.

I gjithë cikli kryhet me bekimin e qeverisë duke qenë se ajo është e angazhuar personalisht në këtë biznes të pisët jo vetëm duke mbyllur sytë për trafikun e drogës por edhe duke angazhuar emërime qeveritare në shërbim të tij.

Nuk është rastësi që dy ministrat e brendshëm të qeverisë janë zbuluar sit ë lidhur me familjarë me trafikun e drogës.

Nuk është rastësi që qeveria ka vendosur nën tutelë Prokurorinë e Përgjithshme për të mbyllur dosjet më të nxehta të ministrave të saj të lidhur me drogën apo edhe drejtorët e policisë që ende “nuk gjenden”.

Sot ndertimi dhe turizmi jane fatkeqësisht sektori ku paratë e droges po investohen.

Bankat kanë ulur kreditimin ndonëse ndërtime po shtohen dhe janë paratë e drogës që pastrohen përmes betonimit të qyteteve që po zhvlerësojnë dhe euron.

Janë pikërisht keto ndërtime që përfitojnë nga taksat që qeveria ul dhe nga lejet që ajo jep.

Dosja Xhafa eshte maja e ajsbergut që zbulon lidhet e ngushta që lidhen me qeverinë nga droga, krimi i organizuar e duke përfunduar në krimin financiar.

Një qeveri e tërë vendosur nën urdhërat e të inkriminuarve. Një popull i tërë i burgosur nga diktatura e narkoshtetit.

Kështu Europa është fatkeqësisht larg!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al