Transmetuar më 11-05-2018, 17:46

Shfaqja e rrudhave në fytyrë është një shqetësim për shumë persona, pasi ndikon për keq psikologjikisht, duke ulur vetëvlerësimin.

Shumë e gjejnë ngushëllimin te kremërat e ndryshëm por sa efektivë janë ato dhe a kanë efekte anësore?

Produktet pa përbërje natyrale nuk këshillohen nga dermatologët. Zgjidhja më e mirë janë përherë preparatet natyrale.

Nëse dëshironi të luftoni rrudhat provoni këtë preparat natyral në të cilin duhet të përdorni një limon, gjysmë gote birrë dhe gjysmë gote lëng trëndafili. Shtrydheni limonin dhe lëngun që përftohet përziejeni me birrën e lëngun e trëndafilit.

Pasi ta keni përzier mirë vendoseni preparatin në fytyrë. Për një përhapje sa më të mirë këshillohet të përdorni pak pambuk si ndihmës./a.m./noa.al/