Transmetuar më 11-05-2018, 10:19

Qytetarët shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas grekët në vendin tonë, nuk do jenë më të detyruar për të nxjerrë një leje drejtimi automjeti të vendit ku jetojnë.

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja e parë mes dy vendeve që njeh lejet e drejtimit të automjetit në shtetin helen dhe anasjelltas.

Ky pritet të jetë edhe hapi i parë i marrëveshjeve mes dy vendeve që pritet të kulmojë me ndarjen e detit dhe ligjin e Luftës.

Marrëveshja vjen një ditë pasi në parlamentin grek pati një përplasje për çështjen e shqiptarëve, pasi deputetët e "Agimit të Artë" kërkuan vendosjen e vetos për hapjen e negociatave me vendin tonë.

Kjo marrëveshje që pritet të firmoset sot pasdite vjen pas takimit të dytë të ministrave të Jashtëm që ka nisur në Athinë.

Në takimin e "Visegrad-4 Plus Balkan-4 Plus" marrin pjesë ministrat e Jashtëm të disa vendeve të  Ballkanit Perëndimor.

Temat kryesore janë politikat e zgjerimit, energjia dhe e ardhmja e rajonit e Bashkimit Europian.

Pjesë e samitit është edhe kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati. /m.sh/noa.al/

FJALIMI I KOTZIAS