Gjatë një takimi dy ditë më parë në Kurbin, një qytetar iu ankua Kryeministrit Edi Rama për ilaçet që merrte pa rimbursim.
Këtë histori e ka ndarë sot kreu i qeverisë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku shkruan, “Me këtë episod që nisi në takimin e llogaridhënies në Kurbin e përfundoi në zyrën e ministres në Tiranë, ku sqarohet edhe kushdo që është i interesuar të dijë për listën e re të barnave të rimbursueshme, ju uroj një ditë të mbarë”.
Në videon që gjeni më poshtë një qytetar i ankohet Kryeministrit se vuan nga sëmundja e mëlçisë së zezë, artrit B dhe se me listën e re të ilaçeve të rimbursueshme, ilaçi me të cilin ai trajtohej ka dalë nga skema dhe se kushton 215 mijë lekë të vjetra.
Nga ana e tij Rama i thotë se ka disa ditë që është miratuar lista e re e barnave të rimbursueshme dhe lidhur me këtë çështje ka konfuzion, ndërsa i premton zgjidhje.
Kryeministri i mundëson takim qytetarit me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ministrja e re i sqaron se në listën e re me rimbursim, janë futur shumë barna të reja, ku i thotë se mund të zgjidhen për trajtim barna të reja që janë pa pagesë dhe janë po aq efikase se ilaçi me të cilin trajtohet qytetari.
Manastirliu i sqaron se pas vlerësimit shëndetësor nga mjekja përkatëse, përcaktohet mjekimi me ilaçe me rimbursim.
Nga ana e saj mjekja i sqaron se ka qenë vetëm një medikament në treg, ndërkohë që ka të tjerë po njëlloj efikas me të cilët mund të vijojë trajtimi pa pagesë. /a.y/noa.al