Transmetuar më 10-05-2018, 18:46

Të gjitha ambientet sportive në qytetin e Tiranës do t’i nënshtrohen rehabilitimit.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, menjëherë pas ka marrë në administrim këndet sportive, ka nisur nga puna për organizimin e skuadrës së re, mjeteve, planifikimin e punës, nevojave dhe ndërhyrjet rehabilituese e mirëmbajtëse në fushat sportive që përdoren në Tiranë për sporte të ndryshme si futboll, basketboll, volejboll apo edhe tenis.

Projekti rehabilitues ka nisur nga këndet e projektit pilot “LuajTirana”, për të vijuar më pas me çdo kënd tjetër.

Ndërkohë që një punë e përditshme e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit mbetet edhe kujdesja për këndet e lojërave për fëmijë.