Transmetuar më 09-05-2018, 22:52

Skuadra e Juventusit, është fituese e “Kupës së Italisë” për sezonin 2017/2018.

Bardhezinjtë, shkatërruan Milanin në mbrëmjen e sotme me rezultatin e thellë 4-0.

Pjesa e parë ishte pa shumë raste, ku edhe u mbyll me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dyta ka nisur vrullshëm për Juventus, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 56’ dhe 64’ me anë të Benatia.

Goli i tretë për bardhezinjtë, u shënua nga Dagllas Costa në minutën e 61’.

Ndërkaq rezultati përfundimtar u vulos nga Kalinic nëpërmjet një autogoli në minutën e 76’.

Pavarësisht blerjeve të shumta, Milani ka konfirmuar edhe këtë vit një sezon të dështuar.

Ndërkaq Juventus është shumë pranë edhe fitimit të “Serisë A”, ku i mjafton vetëm një pikë për tu shpallur matematikisht kampione./a.k/noa.al/