Transmetuar më 09-05-2018, 21:14

Tashmë është zyrtare, Skënderbeu kampion i Kategorisë Superiore.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja ka siguruar matematikisht fitimin e titullit të 8-të në historinë.

Humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit ndaj Teutës me rezultatin 3-2, ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit kampion, dhe e ka çuar në 11-të, diferencën mes vendit të parë dhe atij të dytë, kur ngelen edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit.

Pas këtij triumfi, Skënderbeu kërkon të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, ku do të ndeshjet në finale me Laçin.