Transmetuar më 09-05-2018, 20:23

Nga Artan Fuga

Duhet te jete shume e veshtire jeta e perditshme kur nga mengjesi ne darke dikush mendon :

Çfare do te vjedh sot?

Kur i rreh cekan mendimi:

Si t'i manipuloj shkresat qe te fsheh futjen ne xhep te parase publike ne tendera?

Si t'i fsheh parate e korrupsionit qe me japin ndertuesit?

Kur i rri mendja te pyetja:

Ne cfare banke t' i fus jashte shtetit parate qe te mos m'i gjejne?

Kur e ha meraku :

À do m'i ktheje parate djali i tezes qe ka vendosur emrin te bizneset e mia bere me mashtrim?

Sa leke me duhet te vjedh ne jave qe te mbush xhepin tim, por edhe te ushqej shefat e mi, sidomos bosin politik qe nuk rresht se theni: partise i duhen leke zoteri!

Dhe ne fund: po sikur.. .te me bejne mua koke turku keta hajdutet e tjere.

E cfare vjedh une perpara te tjereve?

Jete e veshtire.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al