Transmetuar më 09-05-2018, 15:22

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka larguar nga detyra Prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, duke vendosur në vend të tij, prokuroren e Durrësit, Donika Prela.

Lajmi konfirmohet për noa.al nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ato thanë se drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj është larguar nga detyra dhe ky post i kaloi prokurores së Durrësit, Donika Prela.

Vendimi i Arta Markut vjen pak kohë pasi Hajdarmataj kishte firmosur kërkesën e në emër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, institucion që deri sot ka drejtuar, për heqjen e imunitetit për arrestimin e Saimir Tahirit.

Drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj, ia bëri kërkesën Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë. /a.b/noa.al/