Transmetuar më 09-05-2018, 10:51

Mbrëmjen e sotme luhet në “Olimpico” të Romës finalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit.

Pak ditë pas Juventus siguroi matematikisht titullin e 7 radhazi kampion i Italisë, sot do të kërkojë trofeun e kupës për herë të katërt.

Pritet që Milan të zbresë në fushë me G. Donnarumma, Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.

"Ndiej një presion të madh pasi ndiej tifozët dhe lojtarët në shpatullat e mia. Për ne vlen si një finale e Kupës së Botës prandaj duhet të luajmë si skuadër dhe të jemi kurajozë", tha trajneri Gatuzo.

Bardhezinjtë e Juventusit pritet të luajnë me Buffon, Cuadrado, Barzagli, Benatia, Alex Sandro, Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Mandzukic; Higuain.Trajneri Max Allegri kërkon përqendrim vetëm tek finalja e sotme:

"Nuk jemi të qetë për titullin deri sa matematika të flasë. Ndaj Milanit duhet të luajmë një ndeshje me entuziazëm pasi është një skuadër e vështirë për t’u përballur", th Alegri.

Ndeshja pritet të nisë rreth orës 21:00 dhe do të ndiqet nga një numër rekord shikuesish./m.sh/noa.al/