Transmetuar më 07-05-2018, 21:26

Çdo vend ka traditat e tij të veçanta sa i takon ceremonive martesore. ‘Daily Mail’ sjell një vështrim nga brenda të një dasme në Çeçeni, ku zakonet duket se janë ‘torturuese’ për nusen.

Dasma nis tre ditë para ditës finale por nusja nuk lejohet të dalë dhe të festojë së bashku me të ftuarit, duke qëndruar mbyllur në dhomë. Ajo qëndron e rrethuar nga shoqet ose motrat apo vajzat më të afërta të familjes të cilat e ndihmojë për t’u veshur e për t’u bërë gati.

Ndërkohë, në ditën filane të dasmës, ajo del para të ftuarve dhe qëndron në këmbë pa u ulur asnjë çast deri sa ceremonia të përfundojë. Po ashtu ajo dhe dhëndri nuk duhet të qëndrojë pranë njëri-tjetrit, por djali duhet ta shohë nga një ‘ballkon’ bashkëshorten e ardhshme.

Unazën në gisht ja vendos vjehrri dhe dhëndri e hap dasmën duke kërcyer me nënën e tij, ndërkohë qe nusja i sheh nga larg.

Të ftuarit qerasen më një gotë ujë e më pas hedhin shumë e parave që dëshirojnë.