Transmetuar më 07-05-2018, 17:33

Sulmusi spanjoll Alvaro Morata është shumë larg formës së tij të zakonshme te ekipi i Chelseas. Te blutë e Londrës ai u transferua nga Reali i Madridit ku qëndroi vetëm një sezon pasi u rible nga Juventusi.

Dy vitet e arta që kaloi te klubi torinez kanë bërë që ai të mos e harrojë kurrë këtë ekip. Pas sezonit zhgënjyes të Chelsea, ai po mendon rikthimin te bardhezinjtë dy sezone pasi u largua.

Rai Sport raporton se mes lojtarit dhe klubit është arritur akordi dhe sulmuesi ka pranuar edhe ulje page, vetëm të rikthehet në Torino.

Ndërkohë, Chelsea kërkon të fitojë 66 milionë euro nga transferimi, aq sa edhe shpenzoi për blerjen e tij, por kjo shumë duket e madhe për Juventusin.

Ekziston një opsion huazimi me të drejtë blerjeje. Gjthsesi, palët tashmë janë në lëvizje./a.m./noa.al/