Transmetuar më 07-05-2018, 13:02

Maersk Grup, linja më e madhe e anijeve të kontenierëve në botë sjell ne Shqipëri kompaninë tjetër, gjigantin ndërkombëtar Seago Line. Ashtu si dhe Mearsk, Seago Line do të përfaqësohet në Shqipëri nga Stella Mare, një sipërmarrje e përbashkët nga Milsped dhe Balfin Group.

Seago Line është një kompani europiane e specializuar në transportin detar të kontenierëve e cila operon shërbime të shpejta përgjatë gjithë Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërme. Me shërbimet e shpejta, fleksible dhe me zyra në të gjitha tregjet, Seago Line e bën procesin e transportin detar të kontenierëve të lehtë dhe të përpiktë.

Nga Deti i Zi në Mesdhe, në Atlantikun e Veriut dhe deri në detin Balltik, rrjeti i tyre i integruar ndërmodal mundëson transportin e mallrave të klientëve në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Nga sot e tutje, ‘Stella Mare sh.p.k’, përfaqësues zyrtar i Maersk dhe Seago Line, do të mund të ofrojë për klientët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, transportin e kontenierëve nga çdo vend i Europës dhe nga e gjitha bota. Nisur nga fakti që kargo nga Europa merr rreth 30% të tregut të transportit të kontenierëve në Durrës, rëndësia e shërbimeve të Seago Line është mjaft e madhe dhe patjetër që do të zgjerojë edhe më tej prezencën e Maersk në rajon.

Për pjesën më të madhe të porteve në Europë dhe në Afriken e Veriut, ky shërbim do të ketë vetëm një pikë të ndërmjetme e cila ndodhet në Maltë. Kjo do të mundësojë që Seago Line të ketë shërbimin më të shpejtë dhe uljen e kohës së tranzitit prej Durrësit në treg.

Disa shembuj:

Izmir, Turqi (CY) në Durrës, Shqipëri (CY) – 6 ditë

Valencia, Spanjë (CY) në Durrës, Shqipëri (CY) – 8 ditë

Hamburg, Gjermani ose Antëerp, Belgjikë (CY) në Durrës, Shqipëri (CY) – 16 ditë

Drejtori i departamentit të Shitjeve të Seago Line për rajonin e Adriatikut Lindor pohon se:

“Shqipëria ka bërë kalimin në ekonominë e tregut të lirë dhe po ecën përpara në rrugën e progresit. Biznesi në rritje i importit dhe eksportit ofron mundësi të reja. Ne jemi shumë të lumtur të njoftojmë që Seago Line do të ofrojë shërbimet e veta në Shqipëri. Ne do të ndihmojmë bizneset që të arrijnë ambiciet e tyre me pajisjet tona të teknologjisë së fundit, rrjetin e gjerë, kohën konkurruese të tranzitit, flotën inovative të kargos dhe zgjidhjet e-business”.

Milsped është një lider rajonal në logjistikë me operim në të gjithë Evropën.

Grupi Balfin është Grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. Maersk  është kompania më e madhe në botë për transportin detar. Kjo kompani ka punësuar mbi 88.000 punonjës në mbi 130 vende.