Transmetuar më 07-05-2018, 11:41

Një produkt i cili gjendet gjerësisht në kuzhinat tona, ka një sërë dobish dhe jo vetëm për gatim.

Bëhet fjalë për sodën e bukës, e cila ju vjen në ndihmë në mënyrë të menjëhershme, kundër pickimit të mushkonjave, por edhe kundër djegieve nga dielli.

Nëse ju ka pickuar një mushkonjë, mjafton të vendosni pak sodë buke me ujë në vendin e pickimit.

Në këtë mënyrë do të parandaloni kruajtjet dhe do të ndiheni të lehtësuar.

Por soda e bukës është shumë e mirë edhe për djegiet nga dielli. Në një enë me ujë të vakët tretni pak sodë. Me këtë lëng lyeni zonën ku jeni djegur dhe do shikoni që shërimi do të jetë më i shpejtë. /a.y/noa.al