Transmetuar më 06-05-2018, 20:20

Sonte luhet "El Classico" e radhës me Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Ndonëse kjo ndeshje nuk ka shumë peshë për shkak se Barcelona tashmë është shpallur kampione e Spanjës për këtë vit, sërish premtohet spektakël.

Ndeshja mes tyre ul siparin e javës së 36-të, apo dy javë para fundit të kampionatit.

Sfida pritet me Barcelonën me sytë nga finalja e Kupës së Mbretit dhe Realin e Madridit duke menduar për ndeshjen e madhe të 26 majit në Kiev kundër Liverpoll të vlefshme për titullin kampion në Champions League.

Në fushë do të zbresin nga minuta e parë si Mesi ashtu edhe Ronaldo.

Ndërsa legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta do të luajë ndeshjet e tij të fundit në Spanjë./m.sh/noa.al/