Transmetuar më 06-05-2018, 16:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dekoruar këngëtaren e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes së Presidentit amerikan bëhet sot në Tiranë, në një aktivitet ku përveç Pagarushës, merr pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe diplomatë të ambasadës së SHBA-së.

E fiksuar në memorien e publikut për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mbledh sot në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë.

Sot pasdite, Unioni i Gazetarëve Shqiptare dhe shoqata e njohur nga Elbasani RessEgnatia, do të zhvillojnë një takim për të nderuar këngëtaren.

Këngëtarja e njohur jeton dhe punon në prishtinë. /k.k/noa.al/