Transmetuar më 05-05-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune duke paralajmëruar çeljen e një konkursi.

Bëhet fjalë për një konkurs të fotografisë dixhitale, e cila do të fokusohet te trashëgimia kulturore.

Çeljen e tij, Rama e ka bërë me dije duke publikuar një fotografi nga ura pranë llixhave në Përmet.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e çeljes së konkursit të fotografisë dixhitale #ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, ju uroj një fundjavë të qetë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit”, shkruan Kryeministri. /a.y/noa.al