Transmetuar më 03-05-2018, 07:58

Një shqiptar në Gjermani, i moshës 31-vjeçare, ka përfunduar në prangat e policisë, për shkak se mbante peng dhe të ngujuara, ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Gjatë kësaj periudhe, teksa policia është sinjalizuar nga fqinjët, ai ka qëlluar dhe me armë.

Gjithçka ka zgjatur gjatë gjysmës së ditës së djeshme, e mërkurë, në zonën e Landhausstraße (Esslingen).

Rreth orës 13.00 njësitë speciale ndërhynë në banesë, duke shpëtuar gruan dhe vajzën 2-vjeçare.

Sakaq këtyre momenteve paniku, u shpëtoi fëmija 6-vjeçar i çiftit të divorcuar, i cili ndodhej në shkollë.

Mësohet se 31-vjeçari nga Kosova, qëndronte ilegalisht në Gjermani. /a.y/noa.al