Transmetuar më 02-05-2018, 13:23

Një autobus i linjës Prishtinë-Lubjanë, është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nga të dhënat paraprake flitet për mbi 10 persona të plagosur, që të gjithë shqiptarë, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit.

Aksidenti është shënuar rreth orës 05.00 të kësaj të mërkure, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prokuples në Serbi.

Për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit, hetimet janë në vijim.

Mësohet se autobusi i kompanisë ‘R-Gashi’ ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, teksa po vinte për në Kosovë. /a.y/noa.al