Transmetuar më 02-05-2018, 11:15

A jeni i apasionuar pas kafshëve? Nëse edhe juve keni një kafshë shtëpiake ky është një lajm mjaft i mirë për ju që lidhet me shëndetin.

Në një studim të kryer së fundi, Universiteti i Kolorados ka arritur në përfundimin se mbajtja e një kafshe shtëpiake ndikon mjaft pozitivisht tek juve për të shmangur sëmundjet mendore dhe stresin kronik.

Sipas sutdiuesve, njerëzit që jetojnë në qytet duhet të shpenzojnë më shumë kohë jashtë në shëtitje me kafshët e tyre, pasi kjo do ta bëjë më të fortë imunitetin e tyre, duke qenë të ekspozuar në ambjente me pluhura dhe baktere.

Këtu gjendet edhe shpjegimi se pse fëmijët e fshatit sipas studiuesve janë më imunë ndaj sëmundjeve. Ata janë më shumë kohë jashtë në ambjente me baktere. Por kjo e forcon imunitetin e tyre.

Ja pra, pse të jetosh në fshat është e më e shëndetshme./a.m./noa.al/