Transmetuar më 01-05-2018, 11:37

Rritja e retorikave nacionaliste në Ballkan ka shtuar frikën e rindezjes së konflikteve të vjetra.

Shqetësimi shprehet edhe nga gjenerali në pension i Kroacisë Pavao Miljavac, ish-shef  i Shtabit të Forcave të Armatosura.

“Unë besoj se Kroacia nuk do të jetë drejtpërdrejtë e përfshirë. Një konflikt mund të fillojë në Ballkan, dhe mund të ndodhë që dhuna të kalojë kufijtë”, ka thënë Miljavac.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë nuk ka preferuar t’i komentojë këto deklarata. Parashikimi i gjeneralit vjen në një kohë kur retorikat e ashpra mes Serbisë dhe Kroacisë janë rindezur. Ndërkohë, e tensionuar mbetet situata edhe në Veri të Kosovës, tension i cili u rrit me prangosjen e Marko Gjuriçit nga policia kosovare./a.m./noa.al/