Transmetuar më 30-04-2018, 17:47

Pavarësisht ditëve të gjata, pushimeve dhe udhëtimeve, kur shtohen temperaturat në verë, bashkë me to rritet edhe niveli i stresit.

Kjo pasi niveli i kortizonit, hormoni që çlirohet me qarkullimin e gjakut në situata stresuese është më i lartë në stinën e nxehtë.

Ky shpjegim u dha në kongresin e shoqatës amerikane të fiziologjisë dhe studiuesve të Universitetit polak të Poznan.

Kortizoli luan disa funksione të rëndësishme, si ai i rregullimit të nivelit të sheqerit, kripës dhe lëngjeve, duke reduktuar inflamacionet dhe duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme.

Përgjithësisht kortizoli është më i lartë në mëngjes, ndërsa vjen në rënie gjatë ditës, ndërkohë që arrin minimumin në mbrëmje, ku situata përsëritet me ciklin e gjumit.

Por tashmë studiuesit të drejtuar nga Dominika Kanikowska, zbuluan se përveç këtyre funksioneve, stresi rritet bashkë me stinën e nxehtë, për shkak se rritet dhe kortizoli.

Kështu rezultoi se hormoni i stresit është i pranishëm në sasi më të madhe gjatë verës, ndërkohë që reduktohet në dimër. /a.y/noa.al